Dy përmbarues që shkuan në një hotel në Librazhd pas një vendimi gjykate janë dhunuar me grushte nga babë e bir. Përmbaruesit shkuan për të ekzekutuar vendimin civil për dëmshpërblim, por kanë hasur në rezistencë fizike dhe më pas janë goditur. Ata u dhunuan nga 50-vjeçari dhe djali i tij, të cilët u vendosën në pranga.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhje e ngjarjes së rëndë. Të arrestuarit janë nga qyteti i Elbasanit, ndërsa tashmë do përballen me akuzën “Goditje për shkak të detyrës”.