Fier – Vihen në pranga një shtetas, për gacmim seksual të komshisë së mitur
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Shpëtim Vizani, 42 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një shtetase të mitur.
Burime policore pohuan se 42 vjeçari me vajzën e mitur 15vjeçare janë komshinjë në fshatin Baltëz të Fierit dhe ai ka shkuar në banesë në kohën që ajo ka qënë e vetme.
Denoncimi prej të miturës e prindërve të saj ka ndodhur dje pasdite, por 42 vjeçari nuk ka kryer mardhënie seksuale me të miturën, pohuan burimet policore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.