Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestohet 42 vjeçari në Baltëz, gacmoi seksualisht komshinë e mitur

Arrestohet 42 vjeçari në Baltëz, gacmoi seksualisht komshinë e mitur

Fier – Vihen në pranga një shtetas, për gacmim seksual të komshisë së mitur

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Shpëtim Vizani, 42 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një shtetase të mitur.

Burime policore pohuan se 42 vjeçari me vajzën e mitur 15vjeçare  janë komshinjë në fshatin Baltëz të Fierit dhe ai ka shkuar në banesë në kohën që ajo ka qënë e vetme.
Denoncimi prej të miturës e prindërve të saj  ka ndodhur dje pasdite, por 42 vjeçari nuk ka kryer mardhënie seksuale me të miturën, pohuan burimet policore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME