AKTUALITETTOP-NEWS
Përplasje në protestën para kryeministrisë, ndërhyn policia

Është shoqëruar me tensione protesta e kësaj të marte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Protestuesit ndryshuan skenarin e protestës duke bllokuar njërën nga hyrjet e kryeministrisë pasi mësuan se në zyrë ndodhej kryeministri Edi Rama.
Kjo ka bërë që policia të ndërhyjë, duke shtyrë protestuesit për t’i larguar nga godina qeveritare.
Situata është tensionuar teksa protestuesit kanë vijuar grumbullimin dhe qëndrimin përpara Kryeministrisë.
Forcat e policisë janë vendosur në vijën e parë, ndërsa në terren janë angazhuar edhe forcat “Shqiponja”.








