Monday, November 11, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËVasili: Ja mashtrimet e Ramës në Kuvend për McGonigal, SPAK vepro se...

Vasili: Ja mashtrimet e Ramës në Kuvend për McGonigal, SPAK vepro se po vetasgjesohesh

Ja momentet kyçe se si i kapur me presh ne dore nga drejtesia amerikane Edi Rama mashtroi Kuvendin e Shqiperise per aferen Mc Gonigal.

⬛️ Rama tha ne Kuvend se:

“se procesi gjyqësor në Amerikë s’ka asnjë lidhje me shtetin shqiptar, me qeverinë e Shqipërisë apo me mua personalisht”.

🔴 Rama genjeu ne Kuvend sepse:

Juria e Madhe e Washingtonit, ngarkon prokurorin e çështjes, që, në kuadër të hetimeve për ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, ndër të tjera:
“Të mbledhë të dhëna nga qeveria shqiptare ose çdo person tjetër të lidhur me qeverinë e Shqipërisë, përfshirë, por pa u kufizuar, tek Kryeministri Edi Rama”.

Pra, hetimi amerikan ka të bëjë qe çke me ate pune me Ramen te parin dhe me qeverine e tij.

⬛️ Rama tha ne Kuvend se :
“Dorian Duçka ishte këshilltar i jashtëm pranë meje në ato vite, ky është fakt, por krimi apo komprometimi në këtë fakt ku janë’?

🔴 Rama genjeu ne Kuvend sepse:

Personi B, Dorian Duçka, kishte pasaportë diplomatike dhe një adresë zyrtare të qeverisë shqiptare. Pra ai nuk ishte thjesht një këshilltar pa pagesë, por shumë më tepër dhe sipas akt-akuzës amerikane, ai përmendet që u ka paguar shpenzimet dëshmitarëve që do të jepnin deklarime në kuadër të një hetimi që kishte nisur FBI e Nju Jorkut ndaj një lobisti amerikan që kishte vepruar për llogari të Partisë Demokratike.

⬛️ Rama tha ne Kuvend se:

“Në 9 Shtator 2017, McGonigal dhe Personi B takuan në Shqipëri Kryeministrin e Shqipërisë. Shumë e saktë , është fakt. Pyetja është, ku është krimi apo komprometimi në këtë fakt dhe se McGonigal iu shpreh kryeministrit të Shqipërisë që të tregojë kujdes me shoqëritë ruse që mund të përdorin licensa në sektorin strategjik të naftës në Shqipëri. Po ku është komprometimi apo krimi në këtë fakt”?

🔴Rama genjeu ne Kuvend sepse:

Akt-akuza e Jurisë së Madhe të Nju Jorkut thote:
“Personi A dhe Personi B që ishin në atë takim, e konkretisht Agron Neza dhe Dorian Duçka kishin interesa financiare në vendimmarrjen e qeverisë shqiptare për licensat e naftës”.

Pra Rama ishte ne pazar me keta individe per te bere pazar me pasurite publike ne fushen e naftes.

⬛️ Rama tha ne Kuvend se:
“McGonigal i dha dhurata Kryeministrit të Shqipërisë në prani të Personit B’. Po çfarë krimi apo komprometimi mund të konsiderohet fakti i dhënies apo marrjes së dhuratave simbolike të cilat shkëmbehen rëndomë kur bëhen vizita? Në rastin në fjalë, kur vizitova zyrat e FBI-s në New York, drejtori i kundër inteligjencës më dhuroi një kapele të FBI-së”

🔴 Rama genjeu ne Kuvend sepse :

Juria e Madhe nuk e ka përfshirë rastesisht në akt-akuzë edhe këtë detaj, sepse nuk bëhet fjalë thjesht për një kapele të loguar FBI, por sepse kjo është bërë në një takim të ngushtë Rama-McGonigal ne prani te privateve, te cilet nuk kane asnje lidhje me sekretin shteteror te detyruar per takime te tilla dhe nuk mund te jene kurre te pranishem ne zyren e Kryeministrit kur flitet per çeshtje sekrete.

⬛️ Rama tha ne Kuvend se:

” McGonigal u takua me Kryeministrin e shqiptar në Shqipëri dhe me një politikan kosovar. Pyetja mbetet: Krimi apo komprometimi ku janë këtu”.

🔴 Rama genjeu ne Kuvend sepse:

Akt-akuza nuk i pasqyron rastesisht sepse eshte akt zyrtar dhe nuk është rastësi që akt-akuza e Jurisë vijon me faktin që disa ditë pas këtyre takimeve në Shqipëri, Personi A, pra Agron Neza, i jep zyrtarit të FBI-së, McGonigal 80 mijë dollarë jashtë një restoranti në Nju Jork.

⬛️ Rama tha ne Kuvend se:

“Përsëri në nëntor 20, 2017 I akuzuari McGonigal u takua me kryeministrin e Shqipërisë në Shqipëri. Po, shumë e saktë. Dakord. Nuk e mbaj mend a ka qenë tamam 20 po s’ka asnjë diskutim që ata e kanë të saktë. 20 nëntor. Po fakti i krimit dhe komprometimit ku është këtu? Këtë do t’ua tregoj më mbrapa se ku është”.

🔴 Rama genjeu ne Kuvend sepse:

Edhe në këtë takim, jo për rastësi, në akt-akuzë përmendet se ‘në fund të vitit 2017, Personi A, pra Agron Neza i jep McGonigalit shuma prej 80 mijë dollarë dhe 65 mijë dollarë, të cilat do t’i merrte mbrapsht në një kohë më të vonë”.

⬛️ Rama tha ne Kuvend se :

“Fakti që një qytetar amerikan i regjistruar në SHBA për të lobuar për një parti që s’është partia e kryeministrit. Këtë nuk kam asnjë arsye ta vë në dyshim, unë personalisht se e dinë më mirë ata që e kanë shkruar, por unë personalisht kam shkruar si fakt pikërisht nga leximi i aktakuzës sepse e vërteta është se shefi i sigurisë nuk ma ka thënë kurrë dhe as ia kam kërkuar diçka të tillë, natyrisht, jo sepse më ka ardhur zor ose sepse nuk do të doja t’ia kërkoja, por se e di mirë kufirin etik mes pozicionit të kryeministrit dhe zyrtarëve të lartë të shteteve te tjera por sidoqoftë pyetja që shtrohet mbetet po ajo; ku është këtu komprometimi apo krimi”?!

🔴 Rama genjeu ne Kuvend sepse:

Akt-akuza e Jurisë së Madhe për këtë pikë thote: “Në 4 Janar 2018, McGonigal mori të dhëna për lobistin amerikan nga Personi A, Agron Neza dhe ia përcolli Agjentit Speciale të FBI-së një ditë më pas”.

⬛️ Rama tha ne Kuvend se:

“Këtu bëhet fjalë për informacionin që aktakuza thotë se personi A ka marrë nga zyra ime lidhur me skandalin e financimit rus të Partisë Demokratike. Koha së cilës i referohet ky moment përkon me ditët pasi skandali kishte dalë në media këtu dhe unë apo zyra ime, dëgjojeni mirë këtë se është shumë e rëndësishme, duhet ta dëgjojnë të gjithë shqiptarët edhe demokratët, nuk kishim asgjë tjetër lidhur me këtë përveç informacioneve të dala në media.

🔴 Rama genjeu ne Kuvend sepse:

Akt-akuza e Jurisë së Madhe thote qarte:
“Në Shkurt 2018 FBI e Nju Jorkut hapi hetim penal ndaj lobistit amerikan me kërkesë të McGonigalit. Personi A, pra Agron Neza, ka shërbyer si burim konfidencial i këtij hetimi. Ndërsa personi B, Dorian Duçka, ka lehtësuar takimet ndërmjet FBI Nju Jork dhe dëshimtarëve që gjendeshin në Europë, duke paguar udhëtimet e këtyre të fundit”.

Genjeshter e trashe sepse FBI nuk ka nevoje per informacione gazetash dhe portalesh se i mer vete me burimet e informacionit pa fund qe ka e s’ka pse ja jep Edi Rama.

‼️Rama genjeu publikisht perpara Parlamentit.

SPAK- u eshte perpara nje pergjegjesie shume te rende, qe lidhet me ekzistencen e tij te metejshme.

Kryeministri duhet te vihet nen akuze, te hetohet dhe denohet sepse ka konsumuar disa krime te renda shteterore.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME