Një shtetas amerikan i akuzuar për spiunazh është arrestuar në Moskë. Gjykata e Qarkut Lefortovsky vendosi që Gene (Yevgeny) Spector, tashmë i dënuar në një çështje korrupsioni, duhet të arrestohet me akuza për spiunazh.
Lajmi raportohet nga agjencia ruse e lajmeve Tass. “Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për të marrë në paraburgim shtetasin amerikan Spector me akuza të bazuara në nenin 276 të Kodit Penal Rus (spiunazh)”, – deklaroi gjykata.
Gene Spector, lindur dhe rritur në Shën Petersburg kishte jetuar edhe në SHBA ku kishte marrë nënshtetësinë.