MAGAZINË

Arrestohet Ray J

Ray J është vënë në pranga pas një debati që u transmetua në rrjetet sociale gjatë Ditës së Falënderimeve.

Debati shpërtheu gjatë një paraqitjeje live në rrjetet sociale, ku Ray J dhe Princess Love, me të cilën ndan dy fëmijë – Melody, 7 vjeç dhe Epik, 5 vjeç – nisën të grindeshin për drejtimin në gjendje të dehur.

Sipas TMZ, Ray J dukej i irrituar dhe e nisi transmetimin duke thënë se po kalonte “Ditën e Falënderimeve më të keqe në botë”, më pas i drejtoi ish-bashkëshortes fjalët: “Drive drunk, Princess”.

Princess pretendoi se këngëtari kishte nxjerrë një armë gjatë debatit, duke thënë: “Ray, ti sapo the se po më drejton një armë… nuk po ngas makinën! Ti sapo na drejtove armën neve!”
Ray J e mohoi menjëherë këtë: “S’ju drejtova asgjë.”

Në videon që është shpërndarë gjerësisht në rrjet, Princess Love dëgjohet të thotë se thirri policinë: “I called the police.” Më pas, sipas TMZ, Ray J dyshohet se ka thënë: “Do t’i qëlloj f***** policë.”

Këto deklarata çuan në arrestimin e tij.Ai u akuzua për “kanosje kriminale” dhe u lirua më pas me kusht kundrejt një garancie prej 50,000 dollarësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button