Arrestohet turisti amerikan/ Hyri në ishullin e ndaluar të indigjenëve që vrαsin këdo

Policia indiane tha të enjten se kishte arrestuar një turist amerikan, i cili hyri fshehurazi në një ishull të ndaluar dhe ku jeton fisi indigjen i Sentinele. Mykhailo Viktorovych Polyakov, 24 vjeç, shkeli në territorin e kufizuar të ishullit në një përpjekje për të takuar banorët që besohet se janë rreth 150.
Në një video që ai kishte regjistruar me kamerën e tij ai shihet që lë një kanaçe Coca Cola dhe një arrë kokosi në breg.

Ai qëndroi rreth 15-20 minuta në bregun e ishullit duke i rënë një bilbili në mënyrë që të tërhiqte vëmendjen, por pa rezultat.

Të gjithë të huajve u ndalohet të udhëtojnë në ishulli për të mbrojtur njerëzit indigjenë nga sëmundjet e jashtme, por edhe për të ruajtur mënyrën e tyre të jetesës. Fotografitë satelitore tregojnë një ishull të rrethuar nga shkëmbinjtë koralorë që shtrihet në rreth 6 milje me një pyll të dendur dhe plazhe me rërë të bardhë.

Banorët e këtij ishulli u bënë të dëgjuar për herë të fundit në vitin 2018 pasi vranë John Allen Chau, 27 vjeç, një misionar amerikan që zbarkoi ilegalisht në plazhin e tyre. Trupi i Chau nuk u gjet asnjëherë dhe nuk u bënë as hetime për vdekjen e tij për shkak të ligjit indian që ndalon çdo person të shkojë në ishull.

Polyakov kishte tentuar edhe më herët të hynte në ishull. Këtë herë ai përdori një varkë me një motor për të udhëtuar afërsisht 22 milje në det të hapur nga arkipelagu kryesor. Sentinelezët, gjuha dhe zakonet e të cilëve mbeten një mister për të huajt, shmangin çdo kontakt dhe janë armiqësorë me këdo që përpiqet t’u afrohet.

Një fotografi e lëshuar nga rojet bregdetare indiane dy dekada më parë tregonte një burrë Sentinelez duke i drejtuar një hark dhe shigjetë drejt një helikopteri që kalonte. Autoritetet indiane kanë ndjekur penalisht çdo vendas që ka ndihmuar në përpjekjet për të hyrë në ishull dhe po përpiqen të identifikojnë këdo që mund të ketë ndihmuar Polyakovin.