Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestohet vlonjati, ishte tapë në timon

Arrestohet vlonjati, ishte tapë në timon

Fier – Policia ka arrestuar një 50 vjeçar nga Vlora pasi është kapur i dehur në timon duke drejtuar mjetin

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. P., 50 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Fier-Levan, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Toyota”.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal i shtetasit L. P., 64 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke transportuar me autombulancë për në spitalin e Fierit, pacienten F. B., për shkak të frenimit të menjëhershëm, është rrëzuar brenda në ambulancë pacientja F. B., duke pësuar dëmtime.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME