Modelja e njohur shqiptare, Arta Elezaj prej ditësh ka nisur pushimet dhe si destinacion të radhës ka zgjedhur Shqipërinë.
Për mijëra fansa të saj, modelja është shfaqur sërish atraktive e veshur vetëm në bikini duke vënë në pah linjat trupore për të cilat njihet dhe komentohet vazhdimisht.
Bukuroshja nga Klina shihet ulur në një varkë ndërsa ka të veshur rroba banjë me printe tigri me ngjyrë të zezë dhe të bardhë.
“Ça je, ça je ti”, ka shkruar Arta në mbishkrimin e fotos ku dukej në formë të mrekullueshme dhe tejet atraktive.
Nuk kanë munguar as pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e miqve dhe admiruesve të saj që e komplimentonin për fizikun.
Ndryshe, Arta përveç që është aktive në rrjetet sociale me postime të ndryshme ka kohë që nuk është shfaqur në ndonjë projekt televiziv.
Kujtojmë që fama e saj u rrit më së shumti nga pjesëmarrja e saj në serialin vendor “O sa mirë”