Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArtan Hoxha: Krimi investon për veten, kanë vënë kamera në çdo rrugë...

Artan Hoxha: Krimi investon për veten, kanë vënë kamera në çdo rrugë dhe fshat në Shqipëri

Gazetari i njohur i kronikës së zezë, Artan Hoxha, thotë se bota e krimit ka investuar në monitorimin me kamera, më shumë se institucionet që duhet të garantojnë sigurinë. Hoxha tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se rasti i Shkodrës është vetëm një copëz e realitetit. Ai solli disa raste të zbulimit të ngjarjeve kriminale nga kamera private.

”Kanë kosto 20 herë më lirë se sistemi me roje. Rojet flasin, kamerat jo. Ata kishin instaluar kamera në majë të malit. I kanë instaluar për të ndjekur lëvizjet e njëri-tjetrit. Ishin kamera me rezolucion të lartë. Ngjarja e Elbasanit është kapur nga një kamera e vendosur nga njëri që jetonte jashtë, për të ruajtur familjen e vet. Atë ditë iu vendos eksploziv banesës së shefit të krimeve në Shkodër. Atij iu vu edhe në pranverë të viti të kaluar, kur ishte koha e kultivimit të kanabisit.

Sistemin më të mirë të sigurisë me kamera e kanë grupet kriminale. Blejnë kamerat më të shtrenjta, nuk i kursejnë lekët. Ata nuk përtojnë në këtë pjesë. Në Shkodër, kamerat nuk duhej të sekuestroheshin. Me ligj, kamerat që vendosin bizneset janë të drejtuara poshtë. Kjo histori thjesht vetëm sa u gërvisht.

Nga njëri cep i Shqipërisë në tjetrin, kamerat i ke në çdo fshat. I ka vendosur bota e krimit për sigurinë e vet. Ata përdorin këto lloj sistemesh të sigurisë. E mbani mend rastin e Jan Prengës. Serveri i resortit ishte fshirë. Nëna pronarit kishte vendosur një kamera për të ruajtur ushqimet se mos ia vidhnin. Ajo kamera në dha pamjen e vetme të Jan Prengës. Rasti i Shkodrës vetëm sa gërvishti. Shkodra është e mbuluar me kamera kudo”,-tha në ”MCN 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME