AKTUALITETTOP-NEWS

Artan Hoxha zbulon detajet: Balluku ka bërë marrëveshje me krminelët. “Universiteti” i Fierit 5 hapa para SPAK-ut.

Hoxha tha se Belinda Balluku, si drejtuese politike e PS në qarkun Fier, bëri marrëveshje me të gjitha grupet kriminale të këtij qarku duke u premtuar atyre cdo gjë në këmbim të mbështetjes përmes votave. Kjo, tha Hoxha, solli dhe rezultatin rekord të PS me 12 mandate në raport me 4 që mori PD.

“Balluku e shpartalloi opozitën, as në ’97 nuk shkoi ashtu, shkoi 12 me 4 rezultatin e votave. Nëse kundërshtari të krijon këtë rezultat kaq të madh në një qark të vetëm ti s’ke asnjë shans të fitosh.

Si e bëri ajo këtë gjë? Iu tha grupeve kriminale; Doni të vazhdoni aktivitetin? Bëjmë marrëveshje, këtë ka bërë Balluku”, tha Hoxha.

Artan Hoxha: Unë i kam cilësuar që nga viti 2000 që grupet kriminale në Fier janë pionierët dhe më pas u bënë me universitet.

Sepse ata nuk e konceptojnë krimin dhe kriminalitetin veprimtari kriminale, por e shohin si biznes. Dhe që një biznes të ketë sukses ata duhet të ndjekin disa rregulla e marrëveshje. Ata I zgjidhin problemet me njëri-tjetrin, ata nuk bëjnë zhurmë në media. Ata e dinë që lufta si në Lezhë, Durrës etj e dëmtojnë biznesin.

Ata nuk e bëjnë këtë gjë por dhe kur e bëjnë, ata e zgjidhin me njëri-tjetrin. Ata janë të parët që e kuptuan se lidhja me politikën dhe futja në botën e biznesit, pastrimi i parave dhe investimi në punët publike, i kthejnë ata nga personazhe banditë janë biznesmenë dhe kanë mijëra vetë në punë.

Ku ishte zonja Balluku në zgjedhjet e fundit? Ishte në Fier, po pse është i rëndësishëm Fieri? Sepse të siguron 16 mandate, është qarku i dytë më i madh në vend. Por cfarë bëri Balluku, e shpartalloi opozitën, as në ’97 nuk shkoi ashtu, shkoi 12 me 4 rezultatin. Nëse kundërshtari të krijon këtë rezultat kaq të madh në një qark të vetëm ti s’ke asnjë shans të fitosh.

Si e bëri ajo këtë gjë? Doni të vazhdoni aktivitetin? Bëjmë marrëveshje, këtë ka bërë Balluku.

Në Fier grupet historike kriminale të këtij qyteti janë të gëzuar se është goditur Balluku. Sepse është hera e parë që vjen dikush nga jashtë qytetit, kanë patur gjithmonë dikë të brendshëm, me kaq fuqi e mbështetje.

Doni apo s’doni, jo të gjithë grupet ishin me të njëjtën palë, por nuk kishin nga ca shkonin. Ishte një operacion PR fantastik. Zegjineja kundër Bardhit. Dhe ca pamë ne, ajo që mori mandatin e Zegjinesë ja fali asaj.

SPAK nuk ka arritur të bëjë dot bashkëpunëtorë drejtësie në Fier. Strategjia e luftës në Fier duhet të jetë krejt ndryshe, ata janë 5 hapa para SPAK./Petravu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button