Prej kohësh njihet vlerësimi që ka Mikel Arteta, për Pep Guardiolën, një trajner që ka punuar më të si ndihmës te Manchester City. Të dielën do të luhet super dueli ndaj “qytetarëve” dhe “topçinjve”, aty ku strategu spanjoll shpreson të dalë me pikë të plota.
“Adhurimi im ndaj tij nuk ka ndryshuar kurrë. Guardiola është një nga trajnerët më të mirë në botë. Më pëlqeu të punoja me të dhe për këtë arsye mendimet e mia për të nuk do të ndryshojnë kurrë.
Nëse do të kisha zgjedhjen, do të preferoja të dueloja për titullin e Premier League me ndonjë trajner tjetër përveç tij. Por ne të dy duam të fitojmë dhe garojmë për titullin.
Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme si për ne ashtu edhe për ata, duke qenë se në rast fitoreje do të jetë një shtysë drejt titullit, pasi nuk mbeten dhe shumë ndeshje deri në fund