KRYESORE

100 fermerë kultivues të frutit të pasionit në protestë, bllokojnë rrugën dhe hedhin prodhimin në rrugë

Fier – Cmimi i ulët i luleshtrydhes ka ngritur mëngjesin e kësaj të shtune afro 100 fermerë në protestë. Të ardhur nga të gjitha fshatrat e njësisë administrative Frakull, ata janë bërë bashkë pasi i gjithë investimi po u shkon dëm.

Ata pohojnë se për kultivuesit e luleshtrydhes ky është viti më i keq pasi kurrë më parë nuk ka ndodhur që në këtë periudhë të vitit cmimi të arrijë deri në 50 lekë për kilogramë  ndërkohë që hedhin poshtë zërat se prodhimi i kësaj zone nuk është bio.

Përballë kësaj situate fermerët kanë kundërshtuar fuqishëm dhe politikat e pikave të grumbullimit të cilat sipas tyre po e vendosin cmimin sipas dëshirës teksa apelojnë njëzëri për të gjitha institucionet përgjegjëse që tu vijnë në ndihmë në këtë situatë të vështirë që po i con drejt falimentimit.

Fermerët thonl se kan marrë kredi nl banka, mos shitja  po I çon në falimentim, do ti braktisim e do ikim në emigracion, nuk kemi mbështetje nga qeveria. Ata thonë se zbatojnë me përpikmëri porositë dhe recetat e agronomëve si për tipin dhe llojin e pestikcidit ashtu edhe të gramaturës dhe ditët e vjeljes.

Ndërkohë tregtari Olsi Hamataj ka pohuar se ditët e fundit ka ndodhur kjo situatë për shkak  të mbiprodhimit edhe në vendet fqinje të cilat për të eleminuar prodhimin shqiptar kanë hedhin zërat që luleshtrydhet vendase janë me pesticide.

Teksa kanë bllokuar rrugën dhe kanë hedhur poshtë peoduktet e tyre fermerët kanë kërkuar që Ministria e Bukqësisë të ngrejë një komision për të verifikuar pesticidet që shiten në treg dhe nëse nuk plotësojnë kriteret të asgjësohen .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button