Inter u imponua 2-1 ndaj Genoa në ndeshjen që mbylli javën e 27 të Serie A, duke arritur fitoren e nëntë radhazi. Zikaltrit arratisen tani në +15 pikë ndaj Juventus në renditje, duke vazhduar udhëtimin e tyre triumfues. Zhbllokues i një ndeshjeje fillimisht shumë të ekuilibruar ishte Asllani (31′), me golin e tij të parë për zikaltrit. 2-0 erdhi me penallti nga Sanchez (37′). Në pjesën e dytë ligurët reaguan me karakter të jashtëzakonshëm, duke ngushtuar diferencën me një goditje të Vasquez (54′), por me gjithë përpjekjet nuk arritën të gjenin golin e barazimit.
SHËTITJE DREJT TITULLIT
Inter mposhti edhe Genoan, skuadrën e fundit që i detyroi ata të barazonin (1-1 në Ferraris më 29 dhjetor). Ata arritën fitoren e dymbëdhjetë nga dymbëdhjetë ndeshje në vitin 2024 dhe kaluan +15 ndaj Juventus të vendit të dytë. 11 javët e fundit për zikaltrit po kthehen në një pasarelë drejt titullit. Lautaro dhe shokët e tij janë të pamëshirshëm, ndërsa konkurrenca ka rënë. Një e dhënë për të kuptuar më mirë. Më 21 janar, pas blitz-it në Lecce (dhe me 2 ndeshje të luajtura më shumë) bardhezinjtë e Allegrit ishin në +1 dhe që atëherë ata nuk kanë mundur më të mbajnë hapin me kryesuesit e Serie A. Prania në tribuna e trajnerit Spalletti, i cili fitoi titullin me Napolin vitin e kaluar, ka shijen e dorëzimit te Simone Inzaghi, i cili feston ndeshjen e tij të treqindtë në Serie A me një tjetër sukses, numër 179.
Tani trajneri nga Piacenza mund të përgatitet me edhe më shumë qetësi për transfertën e së shtunës në Bolonjë, ndeshjen e fundit para ndeshjes së kthimit të 1/8 të Champions kundër Atletico Madrid të mërkurën më 13 mars. Për kuqeblutë, të cilët kishin humbur vetëm një nga njëmbëdhjetë sfidat e tyre të fundit, një paraqitje krenare dhe shumë keqardhje për pritjen e Sommer ndaj Reteguit me rezultatin 0-0, por edhe për një rifillim më të guximshëm në krahasim me pjesën e parë. Nëse Grifone do të kishte kaluar në epërsi me sulmuesin, ndoshta ndeshja do të kishte marrë një tjetër rrjedhë. Ndërkohë, zikaltrit buzëqeshin, gjithnjë e më afër yllit të dytë, e me një Asllani gjithnjë e më shumë gati për të qenë protagonist.
Il primo gol in nerazzurro non si scorda mai 🖤💙#ForzaInter #InterGenoa pic.twitter.com/c2p9lW9Jjd
— Inter (@Inter) March 4, 2024