I jashtëzakonshëm në kampionat, thuajse i padukshëm në Kupa. Shifrat e Erling Haaland, yllit të Manchester Cityt, pothuajse kanë filluar të jenë një çështje.
Sulmuesi norvegjez ka zhgënjyer në finalen e FA Cup, të cilën Qytetarët e humbën ndaj United, duke nxitur një statistikë negative që e ka parë si protagonist që kur iu bashkua projektit të kampionëve anglezë.
Në fakt, në gjashtë finalet e luajtura me Manchester Cityn, 23-vjeçari nuk ka shënuar asnjëherë gol. Akoma më keq po të kemi parasysh edhe gjysmëfinalet e luajtura, ku në 9 ndeshje nuk ka realizuar asnjë gol.
Një fakt që është befasues nëse shikojmë performancën e tij në Premier League, ku Haaland është vendimtar me 63 gola në 66 ndeshje