Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREAsnjë grua në drejtimin e 12 qarqeve/ Bardhi: S’ka nevojë për fasadë

Asnjë grua në drejtimin e 12 qarqeve/ Bardhi: S’ka nevojë për fasadë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur lidhur me përcaktimin e drejtuesve politikë të 12 qarqeve. I ftuar në “Çim Peka Live”, Bardhi u pyet lidhur me mungesën e një gruaje mes 12 emrave. Ai u shpreh se e njëjta situatë ka ndodhur edhe në 2021, me përjashtim sipas tij të Tiranës.

Bardhi u shpreh se zonjat në PD nuk janë fasadë e atyre që realisht bëjnë fushatën. Ai mori si shembull Elisa Spiropalin si drejtuese e PS në Shkodër, për të cilën tha se punën ia bënin bandat kriminale.

“E njëjta kritikë është bërë edhe në 2021 me përjashtim të Tiranës, e cila ishte e ndarë në disa zona dhe kishte disa drejtues politike. Edhe asokohe nuk kishte zonja në drejtim dhe arsyeja themelore është që ne zonjat në PD nuk i kemi si fasadë për të mbuluar atë që realisht bëjnë fushatën.

Zonja Spiropali në Shkodër, ishte vetëm si emër i shpallur sepse fushatën siç tregojnë përgjimet e grupeve kriminale, drejtues në qarkun e Shkodrës ishin Bajrat dhe Pëllumb Gjoka. Dhe PD nuk ak nevojë të caktojë zonjat dhe pastaj të përdorë bandat”, – u shpreh Bardhi.

Duke se gjysma e drejtuesve janë ish-kundërshtarë të Berishës, Bardhi u shpreh se u vërtetua se ftesa e zotit Berisha për bashkimin e PD ishte e sinqertë dhe ishte e bazuar në nevojën që kishte vendi për të pasur një PD dhe një opozitë të fortë për t’i bërë ballë regjimit të Edi Ramës.

“Personalisht nuk kam pasur asnjë mëndyshje që ftesa e zotit Berisha për bashkimin e PD ishte e sinqertë dhe ishte e bazuar në nevojën që kishte vendi për të pasur një PD dhe një opozitë të fortë për t’i bërë ballë regjimit të Edi Ramës.

Mjafton të shohësh mediat kombëtare apo lokale që kontrollon PS ishin të shqetësuar të njëjtat media që thoshin që zoti Berisha nuk lejon mendimin ndryshe nuk lejon kritikët dhe zoti Berisha vërtetoi edhe njëherë që atë që thotë atë bën dhe e shikoj këtë si një veprim konkret dhe mesazh konkret që i jepet çdo anëtari të PD që sakohë që objektivi është i përbashkët përballja me Edi Ramën dhe mundja e tij.

Nuk ka rëndësi nëse secili anëtar është dakord me kryetarin e partisë, apo strukturat drejtuese të partisë, vendi i tij është në PD krah demokratëve që të japim kontributin që të gjithë bashkë t’i bëjmë ball të keqës që ka pushtuar vendin në 12 vite dhe nuk kishte mesazh më të mirë me atë vendim që kryetari i partisë shpalli dje”, – u shpreh Bardhi. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME