AKTUALITET
Asnjë incident/ Protestuesit ikin nga kryeministria, nisen drejt policisë së shtetit

Është duke u zhvilluar protesta e Partisë Demokratike. Aktualisht, qytetarët do të zhvendosen drejt policisë së shtetit, më pas drejt Ministrisë së Drejtësisë. Ata pritet të mblidhen edhe para disa institucioneve të tjera, në fund do të kthehen sërish përpara Kryeministrisë.
Protesta e sotme ka patur një qasje ndryshe nga tubimet e mëparshme. Qytetarët janë bashkuar për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Pjesëmarrësit brohorasin “Rama ik” dhe “Edi Rama në burg”. Protesta shoqërohet me flamuj kombëtarë, të SHBA-së dhe të Bashkimit Europian.








