Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

ASTROTURFIMI

Nga Ridvan Peshkopia – Astroturfimi (astroturfing) është maskimi i sponsorëve të një mesazhi apo organizate që të duket sikur ajo buron apo mbështetet nga poshtë. Kjo është praktika që synon t’i japë kredibilitet mesazhit apo organizatës, duke fshehur synimet politike apo financiare të sponsorizuesve.

Fjala astroturfim rrjedh nga AstroTurf, një brend i qilimit të barit sintetik që përdoret në fushat e minifutbollit. Nënkuptimi i përdorimit të kësaj fjale është ajo që, në vend që për çështje të ndryshme të kemi përpjekje të vërteta që burojnë nga qytetarët, kemi OJQ që përdorin para të donatorëve për të sajuar një shqetësim të qytetarëve për çështjen në fjalë. Për ta thjeshtëzuar, astroturf do të thotë bar artificial, ashtu siç janë artificiale problemet me të cilat merren OJQ-të.

Fjala astroturfim më së miri përshkruan shumicën dërrmuese të OJQ-ve në Kosovë e Shqipëri, një rrjet i lulëzuar i trashëgimtarëve të enverizmit dhe titizmit, të cilët financohen bujarisht nga Sorosi apo donatorë të tjerë të neomarksizmit botëror, për të sajuar çështje apo probleme sociale dhe financuar “përpjekje” për “zgjidhjen” e këtyre “problemeve.”

Synimi i astroturfimit mes nesh është i dyfishtë:

Së pari, në vendet tona, përjekje të tilla synojnë shthurjen e kohezionit kombëtar e social me importimin e agjendave antishqiptare, apo për të fryrë artificialisht çështje të tilla si dhuna gjinore në familje apo “dhunimi” i të drejtave të pakicave.

Së dyti, astroturfimi ka krijuar mes nesh një shtresë sociale e cila është pasuruar me aktivizëm social. Këta njerëz nuk kanë asnjë profesion dhe nuk dijnë të bëjnë kurrgjë përpos aktivizmit social për probleme sociale të sajuara. Por pagat e tyre të majme u mundësojnë atyre lulëzimin sipas modelit leninist të revolucionarëve profesionistë. Ata janë një forcë goditëse politike sa herë qeveritë e vendeve tona duan të ndërmarrin politika antishqiptare, duke iu referuar astroturfimit si “zëri i shoqërisë civile.”

Astroturfimi nuk ka asgjë të përbashkët me shoqërinë civile dhe po ashtu OJQ-të në Kosovë e Shqipëri nuk kanë asnjë lidhje me shoqërinë civile. Këto OJQ astroturfike veprojnë si organizata paramilitare, të gatshme për të goditur politikisht kur urdhërohen nga padronët e tyre të huaj. Në Kosovë dhe Shqipëri, astroturfimi financohet nga Sorosi dhe një tufë ambasadash të huaja, me synimin e vetëm të eksportimit të degjenerimit perëndimor mes shqiptarëve.

*Ridvan Peshkëpia lektor i shkencave politike në SHBA, Shqipëri dhe Kosovë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME