Ka ndërruar jetë para kohe qytetari fierak Durim Lekdushi..
A2CNN pohon në kronikën e tij se Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e së mërkurës në det, pranë zonës së Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Mësohet se viktima është Durim Lekdushi, 71 vjeç. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Vlorës.
Durimi ishte avokat dhe noter me pervoje dhe njeri shembullor ne Fier.Ngushellime familjes se tij.Per shume vite ka qene drejtues ne organet e pushtetit vendor ne Fier dhe nje organizator shume i afte i partise demokratike dhe ne vecanti i te perndjekurve politike.
Ai nderroj jete pas dyshimit per mbytje apo ndonje ataku kardiak,ne plazhin e ujit te ftohte ne Vlore.Prokuroria e rrethit ka nisur hetimet per kete ngjarje .
Durimi ka ndërruar jetë nga një atak kardiak. Durimi është njohur në Fier si një person i palodhur jo vetëm në punë por dhe në jetën e përditëshme, si intelektual, prind dhe me prirje politike të djathta
Familja humbi njeriun e saj të dashur, shoqëria mikun e shokun e mirë.
U preht në paqe.
Edhe ALB 365 i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Lekdushi për humbjen para kohe të njeriut të saj të dashur
Edhe deputeti i Fierit Luan Baçi nëpërmjet një postimi i ka shprehur ngushëllime familjes Lekdushi nëpërmjet rrjetit social facëbuk