POLITIKË

“Atdheu është i yni dhe jo biznes privat”, qytetarët marshojnë në ditën e 68-të të protestës

Nën thirrjet “Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët marshuan nga sheshi “Skënderbej” mbrëmjen e sotme, drejt Kryeministrisë, për protestën e 68-të radhazi dhe rezistencën popullore për ndryshimin e sistemit dhe rrëzimin e qeverisë. 

Qytetarët shprehën revoltën e tyre me parulla, pankarta dhe thirrje të pandërprera në kor, ku slogani kryesor mbetej dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama, dil në bulevard, Atdheu është i yni dhe jo biznes privat”, ishte një nga thirrjet e tyre.

“Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, “Ju erdhi fundi”, “Ndryshim sistemi”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju me gaz, ne me vezë, Edi Rama i pabesë”, ishin edhe sloganet e tjera të marshimit, para se të nisnin fjalimet në podiumin para kryeministrisë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button