Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËAtentati në Fushë-Krujë/ Salianji: Ortakëria e qeverisë me krimin po krijon panik...

Atentati në Fushë-Krujë/ Salianji: Ortakëria e qeverisë me krimin po krijon panik tek qytetarët

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas atentatit me tre viktima në Fushë-Krujë. Salianji shkruan se krimi po godet brutalisht dhe kudo, pa pasur frikë dhe se partneriteti dhe ortakëria e qeverisë me krimin po sjell pasoja çdo ditë.

“Krimi po godet brutalisht dhe kudo, pa pasur frikë, duke dhënë mesazhe dhe duke eliminuar cilindo që vendosin si target! Në mes të ditës, në një prej rrugëve kombëtare me më shumë lëvizje dhe në ditën më të ngarkuar! Ngjarjet janë të përsëritura dhe po krijojnë panik dhe ankth tek qytetarët!

Partneriteti dhe ortakëria e qeverisë me krimin po sjell pasoja çdo ditë, kriminelët dhe banditët duhet të ndjejnë forcën më të ashpër të ligjit, shtypja e krimit të organizuar duhet të bëhet pa mëshirë, fokusi duhet të vendoset tek banditët jo tek të dobëtit! Punonjësit e thjeshtë të policisë kanë nevojë për mbështetje dhe vullnet, ne jemi me ta!”, shkruan Salianji

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME