MAGAZINË

Austin Butler rrëfen makthin shëndetësor: “Humba shikimin

Austin Butler, ka rrëfyer një seri përvojash të frikshme shëndetësore që e lanë të shtruar në spital dhe të bindur se mund të humbiste jetën.

Në një intervistë për revistën Men’s Health, aktori 34-vjeçar tregoi se gjithçka nisi pas xhirimeve të filmit të Baz Luhrmann. Ai u zgjua një mëngjes me dhimbje të forta që mendoi se kishin lidhje me apendesitin, duke përfunduar në spital dhe në shtrat për një javë.

Më pas gjatë një fluturimi për filmin The Bikeriders, Butler përjetoi një migrenë aq të fortë sa humbi shikimin për disa minuta.

“lNdjeva një eufori të çuditshme dhe mendova me të vërtetë se po vdisja,” – u shpreh ai.

Megjithatë, aktori nuk shkoi në spital, por vazhdoi të xhironte gjithë ditën, duke fajësuar problemet për mungesën e gjumit.

Problemet shëndetësore nuk u ndalën aty. Gjatë turit promovues të Dune: Part Two në Azi, Butler vuajti nga një dhimbje therëse në këmbë. Dhimbja zgjati plot tetë muaj, derisa një mjek në New York zbuloi një copëz xhami të futur në këmbën e tij, me madhësinë e një kokrre orizi.

Aktori, i nominuar për Oscar për rolin e tij si Elvis Presley, tha se këto përvoja e kanë bërë të kuptojë se nuk ka nevojë të shkatërrojë shëndetin për artin.
Me ndihmën e mentores së tij në Hollywood, Laura Dern, Butler ka mësuar të vendosë kufij: të flejë mjaftueshëm, të kalojë kohë me miqtë dhe të mos e shtyjë veten deri në rraskapitje.

“Nuk është e nevojshme të shkatërrosh dritën brenda teje për të dhënë performancë të madhe,” – tha Butler.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button