Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAutori i vrasjes në Fier: Gruaja më tregonte sa po kënaqej me...

Autori i vrasjes në Fier: Gruaja më tregonte sa po kënaqej me të dashurin”

Fier – Është rrëfyer autori i vrasjes së 24 vjeçarit Xhimi Bakaj mbrëmjen e së premtes në Fier para grupit hetimor në dtejtori të policisë vendore.

Xhuliano Miho, që vrau një natë më parë partnerin e gruas, me të cilën ishte në proces divorci, pretendon se sulmin e nisi vetë viktima, 23-vjeçari Xhimi Bakaj.

39-vjeçari, i cili punonte në një lavazh, në dëshminë e tij në polici është shprehur se biçaku ka qenë i viktimës dhe ai thjesht është mbrojtur gjatë përplasjes fizike mes tyre.

“Gruaja më merrte në telefon dhe më thoshte se po kënaqej me të dashurin e ri, më kërkonte para për fëmijët. Edhe Xhimi më vinte te puna dhe më bënte karshillëk”, është shprehur autori i dyshuar.

Shkak për vrasjen e të riut dyshohet se është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë. Kjo e fundit kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa bashkë me fëmijët dhe bashkëjetonte me 23-vjeçarin. Autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tri herë me thikë.

Pas ngjarjes, 39-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME