Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAutori i vrasjes në Kavajë: Me dëshirën time do vetëdorëzohem në polici...

Autori i vrasjes në Kavajë: Me dëshirën time do vetëdorëzohem në polici (vidio)

Autori i vrasjes së Arjan Gosës është vetëdorëzuar në polici. Ai shfaqet bashkë me babain e tij në një video teksa komunikon vendimin që ka marrë.  “Me dëshirën time do vetëdorëzohem në Polici”, thotë Habib Rexha. Lajmin e konfirmon edhe Policia e Shtetit përmes një njoftimi zyrtar.

Kavajë

Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe ato të DVP Tiranë, për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit A. G., të kryer më datë 21.05.2023, ju informojmë se:

Krahas kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Habib Rexha, strukturat e Policisë negociuan dhe me familjarët me qëllim dorëzimin e këtij shtetasi.

Si rezultat i veprimeve kërkimore, pamundësisë së largimit dhe negociatave me familjarët, shtetasi Habib Rexha u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME