Saturday, December 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSi mundi Laert Haxhiu të humbte gjurmët në Greqi (Identiteti me të...

Si mundi Laert Haxhiu të humbte gjurmët në Greqi (Identiteti me të cilin fshihej)

Ditën e sotme policia e shtetit ka bërë me dije se falë një operacioni të suksesshëm ka bërë të mundur arrestimin e Leart Haxhiut në Greqi.

Arrestimi në Greqi Laert Haxhiu, rivali i Aldo Bares. Haxhiu është shpallur në kërkim për masakrën e Lushnjes, ngjarje e ndodhur në 2017.

Haxhiu po gjykohet në mungesë në Gjykatën e Posçme kundër Korrupsionit Ai ak qenë në kërkim ndërkombëtar për më shumë se tre vitesh. Haxhiu mbante dokumente të falsifikuara në shtetin fqinj.

Haxhiu është shpallur në kërkim për masakrën e Lushnjes, ngjarje e ndodhur në 2017.

Për masakrën e Lushnjes janë dënuar me burgim të përjetshëm Orges Bilbili dhe Antrio Kaloshi. Mësohet se Haxhiu ka mundur t’i shmanget drejtësisë, pasi në shtetin fqinj ka përdorur një identitet fals.

Identiteti i falsifikuar në lejen e qëndrimit greke është Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.

Burime bëjnë me dije se pas ndalimit në Janinë, Interpol Athina i ka dërguar të dhënat autoriteteve shqiptare, që bënë identifikimin e tij.

Haxhiu është dënuar me 18 vite burg për vrasjen e Zamir Latifit e Jurgen Hoxha dhe plagosjen e Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku. Ngjarja në fjalë ndodhi në Lushnjë në vitin 2017.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME