Autori paraqitet në gjykatë, pritet të njihet me masën e sigurisë

Xhesion Toromëni, autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e 19 gushtit në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Kryekuq të Divjakës ka mbërritur sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Fierit. 25-vjeçari pritet pritet të njihet me masën e sigurisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 19 gushtit në një lokal në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku 32-vjeçari ka qenë nën shoqërinë e miqve të tij. Autori është afruar dhe ka qëlluar me thikë, duke i shkaktuar vdekjen.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.
Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të Fierit. Pas ngjarjes policia ka shoqëruar të gjithë të pranishmit në lokal në lidhje me vrasjen e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në Kryekuq të Divjakës.









