BOTA

Avioni bën ulje të detyruar në Selanik, shkak gjendja shëndetësore e një pasagjeri

Një ulje e detyruar e një avioni ka ndodhur mëngjesin e së shtunës (11/1) në aeroportin “Macedonia” të Selanikut, për shkak të një problemi shëndetësor të një pasagjeri nga Kozani. Sipas informacioneve të mediave vendase, avioni sapo ishte nisur për në Bruksel, kur 69-vjeçari u ndje shumë keq.

Pas uljes së detyruar, pasagjeri në fjalë është dërguar me autoambulancë në spitalin e Selanikut. Ndërsa, pasagjerët mbetën në aeroport, me qëllim që një avion tjetër i kompanisë t’i çonte për në Bruksel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button