Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAvokati Meksi: Porti i Durrësit duhet të mbrohet me sfurka, me molotov...

Avokati Meksi: Porti i Durrësit duhet të mbrohet me sfurka, me molotov e me çdo llojë gjëje!

Avokati Redon Meksi, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv komentoi aferën korruptive të Portit të Durrësit.

Meksi tha se është koha për revoltë dhe të mbrohet Porti i Durrësit me çdo mënyrë, me sfurka e molotovë.

Redon Meksi deklaroi se qytetarët duhet të mbrojnë portin e tyre strategjik ndërsa shtoi se qeveria po ja fal vetes.

“Unë nuk jam për protesta në këtë rast, por për revoltë. Nëse preket një metër katror e atij porti, them që si qytetarë duhet të jemi aty për ta mbrojtur.

Të mbrojmë pronën tonë dhe të vetmin port strategjik që na bën diferencën nga vendet e Ballkanit. Këtë po ja falin dikujt, ose vetes së vet me çfarë po shohim.

Duhet të mbrohet me sfurka, me molotov e me çdo llojë gjëje. E kanë bërë Shqipërinë më keq se çdo pushtues.”-tha Redon Meksi në emisionin ‘Task Force’.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME