AKTUALITETKRYESORE

Avokati Petraj: Po ‘gatuhet’ lirimi i Ilir Metës, Gjykata e Lartë mund ta nxjerrë nga qelia

Avokati Edmond Petraj ka folur mbi hetimin pasuror të pushtetarëve.

Avokati Edmond Petraj tha se ILDKPI i ka instrumentet për të kaluar në skaner pasuritë, deri te të afërmit e politikanëve dhe zyrtarëve, por asnjëherë nuk e ka bërë

Hetimi pasuror është çështja kyçe, siç hetove prokurorët dhe gjyqtarët për pasurinë, heto edhe zyrtarët, për cilindo zyrtar. Kjo është e mundshme për çdo kohë, pavarësisht parashkrimit, por SPAK e ka mundësinë. ILDKPI duhet të thellohej te pasuria e zyrtarëve sipas ligjit. Pra duhet të kalonte në skaner edhe pasuritë e të afërmve të këtyre zyrtarëve. SPAK psh. gaboi te arrestimi i Vangjush Dakos, nuk kishte asnjë provë, ai nuk ishte në detyrë për çështjen që u arrestua, nuk ishte kompetenca e tyre dhe u burgos në mënyrë të paligjshme. Por SPAK nuk duhet ta ndali punën e vet”, thotë avokati.

I pyetur në lidhje me arrestimet e tjera të bujshme apo dosjet e nxehta, Petraj kujtoi një që dihet edhe publikisht dhe që paralajmëroi se mund të jetë e radhës nga SPAK. Bëhet fjalë për denoncimin që Bardhi i bëri Nokës për pasurinë.

E dimë shumë mirë se kë kallëzoi Gazment Bardhi në SPAK! A kallëzoi Flamur Nokën për vilën 700 e ca milionë lekë? Unë s’e di shifrën reale, por duhet hetuar dhe verifikuar. Duhet hetimi pasuror i thelluar ndaj zyrtarëve. Por unë mendoj se nuk duhet lëshuar ndaj SPAK-ut me kritika dhe presione. Unë kam pretendime përsa i përket pjesës së masave shtrënguese”, tha Petraj.

Petraj dha edhe informacion për lirimin e mundshëm të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ekziston mundësia e lirimit të Ilir Metës në Gjykatën e Lartë, është dorëzuar kërkesa dhe pritet të merret vendimi. Ka mundësi që të lirohet nga burgu. Teksa në krahun tjetër vijon hetimi nga grupi i agjentëve me verifikimin e hetimit pasuror”, tha ai në “Report TV”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button