Babai i Emanuel Salës, njërit prej të plagosurve mbrëmjen e sotme në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit ka treguar detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Në një intervistë për Euronews Albania, i moshuari tha se i biri ka qenë duke pirë kafe në momentin që ka ndodhur ngjarja ndërsa tha se ka marrë dy plumba, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
“Kam djalin të plagosur. Manuel e quajnë. Më mirë është. I ka shpëtuar jeta. Nuk ka pasur lidhje fare. Ka qenë në lokal duke pirë kafe. Kanë qëlluar me armë dhe ka marrë 2 plumba. Nuk kanë parë fare. E kisha shtëpinë e afër, 50 metra. Nuk dëgjova të shtëna. Na njoftuan njerëzit. Mjeku më tha që i ka shpëtuar jeta. Tani ka dalë nga salla” – tha babai i të plagosurit.
Nga ngjarja mbeti banakierja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit. Nga plumbat janë plagosur edhe Sahit Murati 50 vjeç, Astrit Mera 42 vjeç, Ermir Bejçuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli, 55 vjeç. Po ashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare e cila rezulton të jetë mbesa e viktimës.