Vlorë – Një 47-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Selenicë të Vlorës.
Raportohet se viktima A.H i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë dhe është gjetur nga babai i saj.
“Më datë 15.05.2022, rreth orës 06:20, në fshatin Selenicë, brenda në banesë, është gjetur nga babai i saj, e vetëvarur shtetasja A. H., 47 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.