Thursday, November 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBabai godet për vdekje me çekiç djalin e dehur i cili tentoi...

Babai godet për vdekje me çekiç djalin e dehur i cili tentoi ta hidhte në pus

Korçë – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Zvezdë të Maliqit, ku babai ka vrarë djalin me çekiç, pasi ai tentoi ta hidhte në pus.

Viktima, Hamdi Bylykbashi i divorcuar nga bashkëshortja, jetonte jashtë shtetit, ndërsa kishte disa muaj që ishte kthyer nga Franca.

Ai konsumonte alkool çdo ditë, ndërsa një ditë më parë, është konfliktuar me babanë duke tentuar ta shtyjë në pus, ndërsa ky i fundit i është kthyer duke e goditur me çekiç.

Babai i viktimës, Shefki Bylykbashi është vënë në prangat e policisë, si I dyshuari kryesor për ngjarjen e rëndë.

50- vjeçari ndërroi jetë gjatë transportimit për në spitalin e Korçës, nga dëmtimet që kishte marrë në kokë.

Fillimisht familjarët e tij kanë deklaruar se 50-vjeçari, duke qenë në gjendje të dehur, ishte rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në kokë.

77-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Njoftimi i plotë i policisë Maliq

U raportua fillimisht si ngjarje aksidentale, por pas hetimeve të thelluara nga grupi hetimor zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme, në fshatin Zvezdë, ku humbi jetën 50-vjeçari H. B. Vihet në pranga babai i viktimës, autor i dyshuar i vrasjes (me sende të forta) të djalit të tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pasditen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Korçës, ishte sjellë i pajetë shtetasi H. B., 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq, menjëherë kanë shkuar në spital dhe në vendngjarje, me qëllim verifikimin e rastit. Fillimisht familjarët e tij kanë deklaruar se 50-vjeçari, duke qenë në gjendje të dehur, ishte rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në kokë.

Pas hetimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor i përbërë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin e Policisë Maliq dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, u bë e mundur zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Nga hetimet e thelluara dhe provat e siguruara rezultoi se pasditen e djeshme, 50-vjeçari duke qenë në gjendje të dehur, është konfliktuar në banesë me babain Sh. B., 77 vjeç, të cilin ka dashur t’a hedhë në pusin e ujit në oborr. Më pas 77-vjeçari, e ka goditur disa herë në kokë me mjete të forta (çekiç që përdoret për të thyer gurë), ku si pasojë e dëmtimit të rëndë, 50-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës. Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. B., 77 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME