Balla – opozitës: Reforma territoriale do të miratohet edhe pa ju

Gjatë mbledhjes së sotme të Konferencës së Kryetarëve, kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, u shpreh se mbledhja e radhës së Komisionit të Reformës Territoriale do të mbahet ditën e hënë, dhe nëse opozita nuk merr pjesë, mazhoranca do të vendosë mekanizmin zhbllokues për të miratuar reformën.
“ Mbledhja e radhës së Komisionit të thirret ditën e hënë. Nëse opozita bojkton edhe mbledhjen e ditës së hënë, atëherë në seancë do vendosim mekanizmin zhbllokues. Reforma do të bëhet doni apo nuk doni ju.” tha Balla, duke dërguar një mesazh kërcënues tek deputetët e Partisë Demokratike.
Rikujtojmë se, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në fjalën e tij ka theksuar se deputetët e opozitës nuk kanë bojkotuar asnjë mbledhje. Ai theksoi se mungesa e tyre në dy mbledhjet e fundit është për arsye objektive dhe angazhime të mëparshme, dhe kjo nuk mund të konsiderohet bojkot.








