AKTUALITETPOLITIKËTOP-NEWS

Balluku homazhe pa Subashin në Fier. Mungesa e tij nxit dyshime për përçarje politike mes klanit të tij dhe klanit të Ballukut.

Dita e 5 Majit, e njohur si Dita e Dëshmorëve, është përkujtuar edhe në qytetin e Fierit me homazhe në varrezat e dëshmorëve. Veteranë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe deputetë të qarkut kanë vendosur kurora me lule në lapidarin qendror, duke nderuar të rënët për atdheun.

Në ceremoni ishte e pranishme edhe ish-zëvendëskryeministrja dhe drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku, e cila mori pjesë në aktivitetet përkujtimore.

Ajo që ra në sy ishte mungesa e kryebashkiakut Armando Subashi. Për herë të parë që nga marja e postit të kryebashkiakut , ai nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni krah Ballukut, një zhvillim që ka nxitur dyshime për përplasje dhe thellim të ndasive brenda strukturave lokale.

E pyetur Balluku për krisje të mardhënieve politike mes saj dhe Subashit ajo ka pohuar se nuk ka prishje mardheniesh politike mes meje dhe atij. Ai sot ka një detyrë, unë kam deputetët dhe katër nënkryetarët e bashkisë. Ky ishte një mesazh i koduar i Ballukut drejtur kryebashkiakut Subashi meqënëse nuk ishte në këtë aktivitet.

Këto dyshime për një përçarje të brendshme janë përforcuar edhe nga zhvillimet e fundit në Këshillin Bashkiak të Fierit. Disa ditë më parë, kryetarja e këshillit, Antoneta Çuni, dha dorëheqjen pas kundërshtimeve për shkarkimin e saj, duke çuar në zëvendësimin me një tjetër emër në krye të këtij institucioni.

Ngjarjet e fundit duket se tregojnë për një klimë jo të qetë politike në Fier, ku raportet mes drejtuesve vendorë dhe atyre politikë të qarkut po vihen gjithnjë e më shumë në pikëpyetje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button