
Policia në Spanjë ka kryer atë që e ka quajtur një “kapje rekord të kokainës në Atlantik”, si pjesë e një operacioni të vazhdueshëm kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.
Oficerët e Njësisë Qendrore Operative të Guardia Civil 35-40 tonë kokainë në një anije mallrash në brigjet e Afrikës Veriperëndimore.
Anija, 90 metra e gjatë dhe e regjistruar në Ishujt Komore, po shkonte drejt Mesdheut pasi u largua nga Freetown, kryeqyteti i Sierra Leones, më 22 prill.
Ajo u kap nga njësia, një ekip elitar që heton krime të rënda, në brigjet e rajonit të Saharasë Perëndimore, pranë qytetit të Dakhla-s.
Ajo u shoqërua në portin e Las Palmas në Gran Canaria të dielën në mbrëmje, ku po mbahet nga një gjykatë spanjolle.
Guardia Civil tha se hetimi është duke vazhduar si pjesë e një goditjeje të madhe kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, të mbikëqyrur nga Gjykata e Lartë e Spanjës.
Oficerët kanë arrestuar 23 persona, kryesisht shtetas filipinas, angolas dhe holandezë. Guardia Civil publikoi edhe një fotografi të sasisë rekord të drogës së kapur.









