AKTUALITETTOP-NEWS

KUJDES/ Kamerat fiksuan momentin kur makina mori para fëmijët në Durrës (video)

Policia e Durrësit ka sekuestruar pamjet filmike të aksidentit të rëndë që ndodhi mesditën e së dielës në zonën e ish-Kënetës në Durrës ku mbetën të vdekur 2 djem të moshës 10 vjeç dhe u plagos një tjetër 8 vjeç, të cilët po luanin në trotuar.

Policia ka marrë filmimet e kamerës së një biznesi pranë vendngjarjes ku ndodhi aksidenti në lagjen nr.15, ku automjeti që drejtohej nga Nikoll Radaçi, me shpejtësi skëterrë ka përplasur 3 djemtë që po luanin me top dhe i ka marrë zvarrë përpara.

Sipas informacioneve të banorëve, 2 prej fëmijëve ishin vëllezër, ku njëri ka ndërruar jetë në vend bashkë me kushëririn dhe tjetri 8 vjeç ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button