
ALB365 – Koha e gjatë në qeverisje shpesh kthehet në barrë politike që çon drejt degradimit dhe konsumimit të pushtetit. Në këto kushte, brenda strukturave lindin grupe dhe fraksione që synojnë të forcohen dhe të ngjitin shkallët e pushtetit përball klaneve që pumojnë dhe e merirojnë postin përpballë klaneve që synojnë ngjitjen por në mënyrë jo të ndershme.
Ky proces mbart në vetvete edhe farën e kalbëzimit, një degradim i brendshëm që, me kalimin e kohës, e dobëson qeverisjen dhe e çon drejt një gjendjeje të rënduar, deri në ndezjen e frymës së revoltës në popull.
Ashtu si madhështia dhe rënia e Perandorisë Romake nuk erdhi nga një goditje e vetme, por nga një erozion i brendshëm, i heshtur dhe i pandalshëm, po aq e pashmangshme bëhet rrëshqitja kur zëri i së vërtetës së hidhur zëvendësohet nga jehona e injorantit, servilit dhe mediokritetit që, vit pas viti, gërryen nga brenda çdo strukturë pushteti.
Në çdo hierarki, qoftë në një perandori apo në strukturat moderne politike, këshilltari i mençur ka qenë gjithmonë busulla orientuese.
Historia na mëson se shpërfillja e kësaj busulle është fillimi i kalbëzimit. Një kalbëzim që nuk shpërthen menjëherë, por që në heshtje rrënon themelet.
Kjo dukuri sot po shfaqet qartë në Partinë Socialiste, konkretisht edhe në degën e Fierit. Prej kohësh, zërat kritikë janë zbehur, ndërsa në plan të parë kanë dalë individë që nuk sjellin mendim, por vetëm bindje të verbër. Servilizmi ka zënë vendin e debatit, ndërsa mendimi ndryshe shihet si kërcënim, jo si vlerë.
Ngjarjet e fundit e dëshmojnë këtë realitet. Në momentin kur zërat brenda strukturave socialiste nisën të ngrihen, presioni u bë i dukshëm. Rasti i Antoneta Çunit është ilustrimi më i qartë i kësaj fryme. E përballur me një situatë të tensionuar dhe me një klimë të rënduar nga presioni politik, ajo u detyrua të japë dorëheqjen – jo si një akt i lirë politik, por si rezultat i një realiteti ku vendimet nuk merren më përmes debatit, por përmes imponimit.
Kjo nuk ishte një ngjarje e papritur. Sinjalet kishin ardhur më herët, si nga opinionistë, ashtu edhe nga vetë zërat brenda Partisë Socialiste në Fier. Ajo që u paralajmërua, ndodhi, një përplasje e brendshme që nuk u menaxhua me transparencë, por u mbyll me largime dhe heshtje të detyruar, përplasje k’to të tipit “O me ne o kundra nesh” ose ” k’ta të mitë edhe k’ta të tutë”, luftë brrylash brenda klaneve apo grupeve të së njëjtës grupim politik.
Në këtë klimë, anëtarët e thjeshtë të partisë ndodhen përballë një zgjedhjeje të vështirë, ose të heshtin dhe të përshtaten me realitetin e servilizmit, ose të rrezikojnë përjashtimin. Fatkeqësisht, shumica zgjedh të parën, duke duartrokitur çdo vendim, duke aprovuar çdo qëndrim dhe duke shmangur çdo debat të hapur që do të mund të sillte zhvillim real.
Por një parti që nuk dëgjon më zërin e brendshëm, që nuk lejon debat dhe që ushqehet vetëm me lavdërime, është një strukturë që po shkon drejt degradimit. Servilizmi nuk ndërton institucione të forta, ai krijon iluzion stabiliteti, ndërsa në thelb dobëson çdo mekanizëm vendimmarrës.
Historia e ka treguar qartë se asnjë strukturë nuk shembet menjëherë nga jashtë pa u kalbur më parë nga brenda. Dhe kur mendimi kritik zëvendësohet nga bindja e verbër, fundi nuk është më çështje nëse do të vijë, por kur?!
Koha do të tregojë dhe ne le të presim










