Berisha thotë se Rama do ketë fatin e Kraksit, arratisje nga vendi

Kreu i PD-së Sali Berisha tha sot në Kuvend se Edi Rama ka marrë në duar dosjen “Kraksi”, duke aluduar se kryeministri është në rreth të kuq.
“Kreu juaj, prej një jave, prej ca ditësh, merr në dorë dosjen Kraksi. E morët vesh ju? Dhe miq të mi italianë më pyesin, çfarë e do ky dosjen Kraksi? Me ca pyetje shtesë. Kraksi është socialisti që ja mbathi pasi vodhi dhe u instalua në Tunizi. Po po e dini mirë ju. Edhe këto vizitat e tij nëpër vende të gjirit, duan se kanë të njëjtin kuptim. Çfarë i duhet dosja Kraksit?
Më thoni mua ju? Si ka mundësi që ky të marrë dosjen e Kraksit tani, më thoni pak. Ka mundësi sepse e dinë që është në rreth të kuq. Është në rreth të kuq nga shqiptarët. Shqiptarët nuk do ja falin atë. Është absolutisht i pa shpresë. Është bërë famoz. Aktet e tij janë bërë tashmë të njohura në mbarë botën”, tha Berisha.








