Fier – Nje banese ne katin e dyte te nje pallati tre katesh ne Mbrostar Ura ne Fier, eshte perfshire nga flaket. Ne momentin e renies se zjarrit ne banese ndodhej vetem nje e moshuar rreth te 70- ave , e identifikuar si Roza Shahu e cila jeton e vetme.
Punonjeset e qendres shendetesore te zones kane lajmeruar te paret sherbimin zjarrfikes , nderkohe qe ne vendngjarje kane mberritur menjehere uniformat blu dhe ambulanca.
E moshuara eshte transportuar me urgjence drejt spitalit rajonal te Fierit ku ndodhet nen kujdesin e mjekeve. Në perpjekje per tu shpetuar flakeve e moshuara ka tentuar te dale nga dritarja duke pesuar deme te lehta ne trup.
Sipas shefit te repartit zjarrfikes ne Fier Zija Hyka te gjitha orendite jane shkrumbuar nderkohw qe neutralizimi i shpejte i flakeve nuk ka lejuar perhapjen e flakeve ne banesat e tjera te ketij pallati.
Per shuarjen e zjarrit kane ndihmuar edhe banoret e pallatit te cilet kane nderhyre te paret per te shuar flaket me mjete rrethanore.