Tuesday, April 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBankers dhe ALB PETROL ‘lajnë duart’ me ndotjen që shkaktojnë në Patos-Marinzë...

Bankers dhe ALB PETROL ‘lajnë duart’ me ndotjen që shkaktojnë në Patos-Marinzë (vidio)

Dy javë më parë Piranjat treguan historine e komunitetit të Patos Marinzës dhe situatën tragjike me të cilën ata përballen çdo ditë, për shkak të ndotjes që shkaktojnë kompanitë naftënxjerrëse.

‘Kam 8 vjet, vuaj nga fenolet (karboni) në gjak. Nipi vdiq nga leuçemia. Këtë vit që ka vdekur bashkëshortja ime, vdiqën edhe 10 nuse të reja këtu në fshat. Për 3 muaj kemi patur 13 vdekje.Nga mushkëritë jam blozë. Vëllai vdiq, ishte prekur nga fenolet, i prekën cipën e trurit. Në tetor bëri vitin nipi, 38 vjeç vdiq nga leuçemia. Kam 8 vjet, vuaj nga fenolet në gjak, me karbon në gjak. Për vitin 2022 ne kemi pasur, për 3 muaj 13 vdekje, nga mushkëritë, kancer… edhe vdekje të parakohshme’.

Këto janë disa nga deklaratat shokuese të banorëve të zonës.

Kudo në zonë shihen ujëra të ndotur, gropa të hapura me naftë, ku numërohen rreth 7 të tilla. Me rritjen e temperaturave mbetjet fillojnë të shkrijnë dhe çlirojnë gaz, i cili shkon drejtpërdrejt në organizmin e banorëve.

‘Në vitin 2020 vdiq një grua, se ra në gropë të tillë. Vdekja ishte e paralajmëruar sepse para 3 ditësh lajmëruam ALB Pretol me një letër për rrethimin e gropave. Pas 3 ditësh ndodhi fatkeqësia. Kanë rënë edhe shumë fëmijë në këto gropa, por janë shpëtuar fatmirësisht’- u shpreh Kryetari i Shoqatës Ambjentaliste Zharrëz , Qani Rredhi. 

Toka është e kontaminuar në të gjithë sipërfaqen e saj dhe si pasojë banorët s’kanë mundësi të kultivojnë prodhimet bujqësore. Edhe ato pak prodhime që i mbjellin për konsum vetjak thahen si pasojë e ndotjes. Kjo bashkëjetesë me ndotjen duket se ende nuk ka marrë vëmëndjen e duhur nga autoritetet vendore

‘Kemi bërë para dy vjetësh monitorime dhe laboratori ka nxjerrë që ka ndotje, por nuk dihet burimi. Sa herë kemi pasur ankesa u jemi drejtuar gjithmonë subjekteve për të marrë masa për ta zbutur ndotjen. Kanë rrethuar vendin, kanë bërë mbjellje të pemëve. Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor kishte bërë një ankesë për përroin e Zharrzës, që kishte derdhje të naftës dhe i jemi drejtuar ALB Petrol që të mos shkaktojnë më derdhje të tilla, por ata vazhdojnë’- deklaroi Blerina Laci, përgjegjëse mjedisi në Bashkinë Patos

E njëjta situatë ndotjeje paraqitet edhe në Bashkinë Roskovec.

‘Roskoveci është shumë i ndotur. E ndjejmë ndotjen. Kemi ankesa për ajrin e ndotur, për erën e rëndë, për sëmundjet që shkaktohen. Vendosëm një tarifë ndaj subjekteve naftënxjerrëse dhe me këto tarifa donim të realizonim projekte për reduktimin e ndotjes, por për ironi të fatit prefektura na hodhi në gjyq, sepse e quajti të padrejtë. Kanalet kulluese dhe vaditëse sot kanë mbetje hidrokarbure, që janë të rrezikshme. Bankersi dhe Alb Petrol duhet të marrin masa për këtë’ – u shpreh kryetarja, Majlinda Bufi

Teksa Bashkitë të paktën marrin mundimin t’i bëjnë thirrje kompanive naftënxjerrëse për të reduktuar ndotjen, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, e sheh fare ftohtë situatën dramatike të krijuar në këto zona.

Enkeleda Shkurta, Përgjegjëse e Sektorit të Informacionit GIS dhe regjistrave mjedisorë në AKM deklaroi se për Patos-Marinzën parametrat kanë dalë me nivele të larta të ndotjes në ujërat sipërfaqësore, me elementë të hidrokarbureve dhe zona e klasifikimit është shkallë e keqe. ‘Në tokat e Patos –Marinzës, toka ka dalë me nivele të larta ndotjeje. Krahasuar me normat e BE vlerat e nikelit janë në 10 herë më të larta, ndërsa plumbi është në 3 herë më i lartë.’

Bankers dhe ALB PETROL ‘lajnë duart’ me ndotjen që


Të gjitha deshmitë më sipër, kanë një emërues të përbashkët. Ose më saktë dy: Kompaninë shtetërore Alb Petrol dhe atë private Bankers Petroleum. Të dyja nën akuzë si nga autoritetet, ashtu edhe nga banorët.

‘Piranjat’ ngritën disa pyetje lidhur me situatën e ndotjes në këtë zonë, por përveçse administratori i ALB Petrol, Eltar Deda nuk dha asnjë përgjigje, u kujdes që vartësit e tij t’i nxirrnin jashtë grupin e xhirimit.

Ndërsa Kastriot Muskaj, nëndrejtori i Bankers i mohoi të gjitha akuzat e institucioneve duke kundërshtuar ndotjen që duket qartazi: ‘Kompania ka standarte perëndimore dhe nuk kemi asnjë lloj shkelje. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me komunitetin. Ne përgjegjësitë i mbajmë ligjore para shtetit. Raportet tona kanë dalë brenda normave për zonat industriale. Ne nuk shkaktojmë ndotje. Edhe po të shkaktojmë në moment, i eleminojmë. Edhe nëse ndodh një avari, i çojmë te gropat ekologjike.  Ne ju kemi bërë rrugë, u kemi bërë shkolla. Nëse ka pas ankesa ka pasur gjoba.’-është shprehur ai.

Qëndrimet e dy kompanive nuk japin aspak shpresë në zgjidhjen e kësaj situate tragjike për rreth 43 mijë banorë të këtyre zonave, që krahas varfërisë, janë të detyruar të bashkëjetojnë dhe me gazin helmues që çlirohet çdo ditë nga shfrytëzimi i naftës në teritorin e tyre. Dhe pas kësaj indiference në kufijtë e arrogancës, duket se të gjitha rrugët të çojnë në dyert e gjykatës, si i vetmi institucion që mund të vendosë drejtësi për komunitetin e Patos- Marinzës./piranjat

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME