Patos – Nën moton “shtëpi më shtëpi, kokë më kokë për të marr votën e 14 majit” kandidatia e PD për bashkine Patos mjekia Sofie Alushaj bashkë me stafin e saj ka kryer takime me baorë të fshatit Belinë të njësisë administrative Zharrëz.
Banorët e Belinës i janë ankuar kandidates për kryebashkiake se deri më tani askush nuk është kujtuar për ta që tu shtroi rrugët, të interesohet për ujin e vaditjes së tokave, për ujin e pijshëm, për shëndetin e tyre që rëndohet cdo dite nga karboni ne gjak, nga era e rëndë e hidrokarbureve të naftës dhe shumë problematika të tjera
Nga ana tjeter mjekia Sofie Alushaj ka pohuar se ka marre shume problematika nga banoret qe nuk kane marr zgjidhje ne gjithë kto vite qeverisje te PS.
Problem shqetësues për kandidaten Alushaj ka qene edhe ai i njoftimit te disa banoreve qe i kane thene se 1 në 4 familje paguan fatuzrat e ujit nderkohe qe tre te tjera nuk paguajnë sepse janë socialiste, pra bëjnë dallime dhe per kete ajo ka pohuar se do kekroje informacione me te holelsishem
Nga kontakti me banoret nga bashkëbisedimet me ta ajo bashke me probmematikat e tyre qe do u japi zgjidhje nëse vjen ne krye te bashkisë Patos mori dhe besimin e tyre se do ta votojnë ne 14 maj