AKTUALITETTOP-NEWS

Banorët e fshatit Suk1 kundër TEC-it: Na bëhet presion nga persona me pushtet

RroskovecBanorët e fshatit Suk1 të Bashkisë së Roskovecit vijojnë të kundërshtojnë ndërtimet për TEC-in pranë zonës së tyre, duke denoncuar se ndaj tyre po ushtrohet presion. Në mbështetje të banorëve janë edhe shoqatat ambientaliste, të cilat kanë ngritur shqetësime për mungesë dokumentacioni ligjor për projektin.

Kanë kaluar rreth 13 ditë që nga nisja e rrethimit të sipërfaqes së tokës ku pritet të ndërtohet TEC-i në fshatin Suk1 të Bashkisë së Roskovecit, ndërsa kundërshtitë e banorëve vazhdojnë të rriten. Banorët e zonës, së bashku me përfaqësues të shoqatave ambientaliste, vijojnë të denoncojnë situatën. Banorët pohojnë se ndaj tyre po ushtrohet presion, veçanërisht ndaj familjarëve që janë të punësuar në administratën shtetërore, duke u kërkuar të tërhiqen nga protestat kundër projektit.

Ata pretendojnë se paralelisht po bëhet propagandë me premtime për punësim të banorëve të zonës pas ndërtimit të TEC-it, gjë që sipas tyre ka sjellë përçarje mes banorëve dhe ka dobësuar reagimin kundërshtues.

Përfaqësuesi i shoqatës ambientaliste “Zharrza”, Qani Rredhi ngriti shqetësime për mungesë dokumentacioni ligjor për projektin.

Deri më tani janë zhvilluar pesë protesta, ndërsa banorët po organizohen për protestën e radhës. Ndërkaq, shoqatat ambientaliste janë zotuar se do të mbështesin banorët e zonës në kundërshtimin e projektit dhe në kërkesën për transparencë lidhur me lejet dhe ndikimin mjedisor të TEC-it.   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button