Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBanorët e Mbrostarit paralajmërojnë bojkotin e zgjedhjeve (foto e vidio)

Banorët e Mbrostarit paralajmërojnë bojkotin e zgjedhjeve (foto e vidio)

Fier – Banorët e lagjes rome në njësinë administrative të Mbrostarit paralajmërojnë bojkotin e zgjedhjeve vendore. Shkak lënia në harresë nga bashkia e Fierit

Banorët e lagjes rome në njësinë administrative Mbrostar të bashkisë Fier kanë paralajmëruar se nuk do të shkojnë të votojnë në zgjedhjet për pushtetin lokal që do të mbahen në 14 maj të këtin viti. Lajmin e konfirmojnë vet banorët të cilët pohojnë se shkaku kryesor është lënia me qëllim pas dore prej bashkisë Fier.

Ata kanë pohuar se nuk ka asnjë lloje investimi, kanalizime të ujrave të zeza nuk ka, mbetjet urbane hiqen një herë në 10 ditë, përkrahje sociale e ndihmë ekonomike nuk u jepet. Jemi të pa punë, kemi pjestarë të familjes të sëmurë dhe nuk e kemi ndier përkrahjen e shtetit.

Fatimira është një tjetër grua me dy fëmijë që jetonë në një banesë mes skamjes. Ajo pohonë se edhe pse ka shkuar dhe ka kërkuar ndimë askush nuk e ka ndihmuar. Nuk kam pse të votojë thotë ajo, jo unë por as edhe djali. Kta kujtohen vetëm kur duan vota.

Të tjerë banorë pohojnë se fshati është përgjysmuar nga afro 150 familje që bëhej kjo lagje tashmë kanë mbetur rrethë 50. Pjesë më e madhe duke parë kushtet e varfërisë e të skamjes kanë ikur në emigracion në Greqi

Të ndodhur në kushte të vështira kur shteti kujtohet për banorët e këtij komuniteti vetëm kur u duhen marrë votat , ata kanë vendosur ti bojkotojnë zgjedhjet

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME