Banorët e rajonit të Bung Sam Phan në Tajlandë nuk do të mund të celebrojnë ritet e tyre budiste për një kohë të papërcaktuar, nga momenti që murgjit që ushtronin aty kanë rezultuar të gjithë pozitivë në testin kundër drogave të forta.
Janë katër murgjit e pezulluar, të cilët nuk janë arrestuar, sepse diçka e tillë nuk parashikohet në vendin aziatik, por janë dërguar të gjithë në një klinikë për dezintoksikimin e tyre.
Nuk dihen ende arsyet pse murgjit budistë, të njohur për disiplinën e tyre, kanë vendosur të rrezikojnë gjithçka duke krijuar varë si ndaj drogave, por shkaku mund të imagjinohet.
Tajlanda po shndërrohet në vitet e fundit në një vend që gjithmonë e më shumë po merr formën e një pikë kalimi strategjike për trafikun e drogës, veçanërisht të sasive të mëdha të metanfetaminës që vjen nga Mjanmari.
Sasia është e tillë që në tregun lokal një kokërr metanfetamine kushton rreth 20 baht, monedha lokale, rreth 60 lekë. Me sa duket, një tundim tepër i fortë edhe për njerëzit fetarë.