AKTUALITETTOP-NEWS

 Banorët thyejnë makineritë e kompanisë që do të ndërtojë resortin në Baks-Rrjoll në tokat e tyre

Situata është tensionuar ndjeshëm në zonën e Baks-Rrjollit, ku banorë të zonës janë përplasur fizikisht me forcat e sigurisë private gjatë kundërshtimit të punimeve që po kryhen në këtë territor.

Sipas burimeve nga vendngjarja, konflikti ka nisur pasi përfaqësues të firmës ndërtuese kanë tentuar të vijojnë punimet në zonë, ndërsa banorët kanë kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të tyre.

Në kulmin e tensionit, disa prej banorëve kanë thyer mjetet e punës të kompanisë Gener 2, si dhe mjete të kompanisë së sigurisë që ndodheshin në terren.

Pamjet e siguruara nga zona tregojnë momente kaotike dhe dëmtime të pajisjeve.

Banorët shprehen se nuk do të lejojnë vijimin e punimeve pa një sqarim të plotë nga autoritetet për statusin e pronësisë dhe ndikimin që projekti do të ketë në zonë.

Ata paralajmërojnë se do të vazhdojnë rezistencën nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button