Uncategorized

Barcelona më në fund federon Dani Olmo, gati sot për të debutuar

Dani Olmo më në fund është federuar te Barcelona. Sulmuesi që shkëlqeu në Euro 2024, i ardhur këtë verë në Katalonjë, nuk ishte federuar ende nga klubi “blaugrana” për shkak të problemeve të Fair Play Financiar.

Vetëm pasi klubi arriti të ralizojë disa shitje është bërë i mundur federimi i tij dhe sot, Dano Olmo mund të debutojë me Barcelona.

Largimet e Gundogan dhe Lenglet, por edhe dëmtimi i Andreas Christensen, që do të mungojë për disa muaj krijuan hapësira në skuadër e cila u plotësua menjëherë nga Dani Olmo.

Nuk përjashtohet mundësia që së shpejti të ketë një përforcim të ri, pikërisht Federico Chiesa, tek i cili, megjithatë, janë edhe sytë e Premier League dhe në veçanti të Liverpool.

Gjithsesi, sipas asaj që raporton “Marca”, Olmo tashmë është në dispozicion të trajnerit Flick për ndeshjen e sotme, të vlefshme për javën e tretë të La Liga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button