Në një sallë të sajuar, të mbushur me punonjës të administratës publike, të çuar aty nga Taulant Balla dhe Edi Rama dhe me një grusht servilësh që kanë zero vota, Lulzim Basha po vijon farsën e pengmarrjes së simboleve të Partisë Demokratike.
Nga 59 deputetë që mori lista e PD në zgjedhjet e 2021, sot Lulzim Basha ka vetëm 7 të tillë, një braktisje masive nga deputetët që i futi me firmën e tij në Parlament.
Ashtu siç e braktisën anëtarët e partisë edhe deputetët e kanë lënë vetëm pengun e Edi Ramës. Është aq i besueshëm sa e kanë braktisur lista e deputetëve që ka firmos vetë.
Sot në sallën e Pallatit të Sportit Asllan Rusi Lulzim Basha foli me një grusht servilësh që numërohen me gishtat e dorës dhe me punonjës të administratës publike. Ishte një zjafet politik dhe jo një Kuvend Kombëtar i një partie politike.