Saturday, May 11, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËThellohet skandali me ‘investimin strategjik’/ Beleri nga burgu çon në SPAK Xhaçkën,...

Thellohet skandali me ‘investimin strategjik’/ Beleri nga burgu çon në SPAK Xhaçkën, Gaçin dhe Goron

Thellohet më tej skandali me investimin strategjik të Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi.

Sikur të mos mjaftonte fakti që Edi Rama ka vendosur të shpallë si investitore strategjike ministren e tij, tani mësohet se edhe investimi do bëhet në një tokë me dokumente të falsifikuara.

Denoncimi është bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri.

SYRI mëson se Beleri ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar një padi ndaj ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, bashkëshortit të saj Artan Gaçi si dhe ish-kreut të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.

Nga paraburgimi i Durrësit, ku është duke pritur vendimin e gjykatës, Beleri ka hartuar një dosje që sipas tij përbën skandal me shfrytëzimin e tokave në mënyrë të paligjshme në Bashkinë Himarë.

Kallëzimi penal që ne disponojmë, është depozituar në ambientet e SPAK më datë 21 gusht ku pritet që të merret në shqyrtim nga grupi hetimor.

Më konkretisht, bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej 5512 metra katrorë, të përfituar në mënyrë të parregullt nga Foto Pavllo Mëhilli.

“Në AMTP në emër të Foto Pavllo Mehilli figuron e ndarë një parcelë në vendin Perivolo me nr e ngastrës 36/36/1 me sipërfaqe 5512 m2 e ndarë si tokë truall. Në Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) nuk mund të ndahej dhe ndalohej shprehimisht në referim dhe kuptim të Ligjit 7501 dt 19.07.1991 “Për Token”, ndarja e sipërfaqeve tokë truall. Një ndarje e tillë është absolutisht e paligjshme, e pavërtetë dhe një nga provat se jemi përpara një AMTP-je të falsifikuar. Komisioni i Tokës në Fshat në kohë, nuk mund te dispononte kurrsesi mbi një sipërfaqe toke truall, sikundër nga ana tjetër, kjo sipërfaqe ku është regjistruar AMTP në fjale në vitin 1994, momenti që gjoja është ndare me AMTP, kjo parcelë nuk ka qenë kurrë tokë truall,” thuhet në padi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME