Saturday, May 11, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKy është i riu që vrau babanë me eksploziv/ Viktima ishte i...

Ky është i riu që vrau babanë me eksploziv/ Viktima ishte i verbër, shpërthimi tronditi fshatin

Ky është Mato Glluçaj, 23-vjeçari i arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se vrau me tritol babanë e tij Dyrmish Glluçaj.

Mato Glluçaj kishte vendosur lëndë eksplozive në oborrin e shtëpisë pranë sobës, dhe në momentin kur i ati është afruar, lënda plasëse ka shpërthyer përmes një mekanizmi elektrik.

Shpërthimi që i mori jetën 56-vjeçarët ishte i fuqishëm, as sa banorët thonë se u dëgjua në gjithë fshatin.

Shpërthimi ishte i fortë sa për të kontrolluar nëse rreth banesës mund të kishte lëndë të paplasura, në fshat shkuan dhe forcat xheniere, por djali duket të ketë larguar çdo gjurmë të lëndës shpërthyese nga soba.

Por çfarë e shtyu djalin të vrasë babanë? Policia thotë se 23-vjeçari dhunohej vazhdimisht prej kryefamiljarit. Për të shpëtuar prej dhunës së Dyrmish Glluçajt, i cili ishte dhe i verbër, djali ka bërë planin hakmarrës.

Policia nuk priste që brenda banesës së tragjedisë të fshihej një skenar i tillë, dhe aq më pak një arsenal i tërë armatimesh që u sekuestrua: 25 granata dore defensive, 37 kallëpe me lëndë plasëse tritol, 43 kapsolla detonatore, 5 ndezësa granatash, 1 pushkë, 310 fishekë luftarakë, 12 krehra për armë zjarri, 2 radio marrëse-dhënëse dhe kapuça dhe veshje për mbulimin e fytyrës.

56-vjeçari Dyrmish Glluçaj ishte babai i katër fëmijve, një djalë dhe tre vajzave. Sipas banorve të fshatit Gjorm, ai pothujase ishte i verbër dhe cdo herë e shoqëronte vajza e vogël 7-vjeçare.

Municionet dyshohet se janë gjetur në brendësi të oborrit të banesës ku jetonte familje të fshehura në vend të posaçëm nga i biri, autori i krimit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME